Abdesi

1. Prezantoje njetin tënd në zemër për marrjen e abdesit dhe thuaj Bismilah.

2. Lajë duart tua duke i fërkuar mirë gjerë në nyjet e tyre.

3. Fute ujin në gojë tri herë.

4. Fute ujin në hundë tri herë

5. Laje fytyrën tënde mirë tri herë.

6. Laj krahët tu deri në bërryl duke filluar nga e djathta tri herë.

7. Jepi mes'h tërë kokës tënde duke përfshirë edhe veshët.

8. Laj këmbët tua duke filluar nga e djathta pastaj të majtën deri në zogun e këmbës tri herë.

9. Thuaj në fund të abdesit: Eshhedu en la ilahe il-lallah vahdehu la sherike leh ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. ( Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut i Cili është i vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i tij.